Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haliloviq kërkon largimin nga Milani

Mesfushori kroat Alen Haliloviq dëshiron të largohet nga Milani, ndërsa Girona e Espanyoli po interesohen për të, njofton "Mundo Deportivo" .

Haliloviq këtë verë ka firmosur kontratë trevjeçare me Milanin, pasi është larguar si lojtar i lirë nga Hamburgu. Por kroati është ndarë i pakënaqur me aktivitetin në treg të Milanit në verë, veçanërisht me transferimin e Samu Castillejos e Diego Laxaltit në ditën e fundit të afatit kalimtar, përcjell Koha Ditore.

Stafi i tij tash është në kontakt me skuadrat spanjolle. Haliloviq është i shqetësuar se do të ketë minutazhë të vogël. Mesfushori 22-vjeçar mund të firmosë për një klub tjetër këtë verë, nëse ai nuk luan për Milanin kundër Napolit këtë fundjavë.

Lojtarët mund të regjistrohen për tri klube në një vit, por mund të bëjnë paraqitje zyrtare vetëm për dy klube.

Artikuj të ngjashëm