Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio, e ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën madrilene dhe po e mendon largimin nga fituesi i Ligës së Kampionëve dhe La Ligas për edicionin që lamë pas.
Asensio po e pëlqen më shumë kalimin te skuadra e Milanit sesa ajo e Liverpoolit nëse largohet këtë verë, ka shkruar “Diario Sport” të mërkurën.
Nëse ai largohet në këtë afat kalimtar, Real Madridi do të mund të përfitonte nga shitja e tij, përndryshe do ta humbte si futbollist të lirë në vitin tjetër.
26-vjeçari shënoi 12-të gola dhe pati dy asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e kaluar.
Artikuj të ngjashëm