Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asensio i pavendosur

Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio, është një ndër lojtarët më të kërkuar për afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi spanjoll është lidhur me një largim nga madrilenët në afatin e ardhshëm kalimtar.

Por vet lojtari ka bërë të ditur se është herët për të vendosur për të ardhmen e tij.

“Është ende herët për të folur për këtë. Unë dua të luaj dhe të kem vazhdimësi, pastaj do të shohim se si do të shkojnë gjërat”, deklaroi Asensio.

25-vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023.

Ai po kërkohet nga Liverpooli dhe Bayern Munichu.