Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali nuk e lëshon Asension

Marco Asensio është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me kampionin në fuqi të La Ligas, Real Madridi. Sulmuesi spanjoll është kërkuar nga shumë skuadra evropiane, por Asensio do të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit madrilen.

Realit pritet t’i mungojë edhe për një kohë sulmuesi i lënduar Karim Benzema, ndërsa në prag të largimit është Eden Hazard.

Sulmuesi 26-vjeçar, Asensio, me Realin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Sezonin aktual në Spanjë ka shënuar një gol në nëntë paraqitje, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka realizuar dy gola.