Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani zyrtarizon kroatin Haliloviq

AC Milan përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se ka përmbyllur transferimin e talentit kroat, Alen Haliloviq.

Haliloviq është transferuar në San Siro nga Hamburgu, përderisa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Milanin, deri më 30 qershor 2021, transmeton Koha.net.

“AC Milan konfirmon transferimin e Alen Haliloviqit nga Hamburgeri SV. Mesfushori kroat nënshkruan kontratë tre vjeçare”, thuhet në konfirmimin e Milanit.

Madje Haliloviq sot edhe ka stërvitur, për herë të parë në fanellën e Rossonerëve.

Artikuj të ngjashëm