Mesfushori Rade Kruniq së shpejti pritet ta firmosë kontratën e re me skuadrën e Milanit, ka raportuar “Tuttomercatoweb” të hënën.
Bëhet e ditur se palët kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimi pritet të bëhet brena këtij muaji. Me kontratën e re Kruniq do të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2025. Kontrata e tij aktuale i skadon në vitin 2024, por te Milani po duan ta mbajnë Kruniqin më gjatë në “San Siro” pas paraqitjeve të mira sezonin e shkuar. 28-vjeçari iu bashkua Milanit në vitin 2019 nga skuadra e Empolit. Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, të cilën Milani e fitoi 4:2 ndaj Udineses, Kruniq ishte titullar dhe luajti për 84 minuta.
Artikuj të ngjashëm