Futbollisti boshnjak i Milanit, Rade Kruniq, ka vazhduar kontratën me Milanin deri në vitin 2025.
Kështu ka njoftuar të enjten faqja zyrtare e Milanit.
“Milani me kënaqësi ju njofton për vazhdimin e kontratës me Rade Kruniqin deri më 30 qershor të vitit 2025. Rade arriti në Milan në verën e vitit 2019 dhe që atëherë u paraqit në 91 ndeshje për ‘rossonerët’, duke kontribuar në mesfushë me paraqitje solide dhe kualitative”, shkruhet në njoftimin e Milanit.