Sulmuesi i Sionit, Kevin Halabaku është huazuar deri në fund të edicionit aktual te skuadra e kategorisë së dytë të Zvicrës, Schaffhausen.
22-vjeçari ka qenë pjesë ekipit të parë të Sionit që nga vera e vitit 2022, por ka luajtur vetëm 28 ndeshje. Ai së fundi mbeti jashtë ekipit dhe do të ketë mundësi më të mëdha për t’u paraqitur në fushë te skuadra e Schaffhausenit.
Halabaku më herët ka luajtur për Kosovën U19.
Te Schaffhauseni drejtor sportiv është ish-futbollisti i Zvicrës, shqiptari Admir Mehmedi. Jimmy Berisha, 41-vjeçar, është shef ekzekutiv i klubit zviceran. Schaffhauseni është në vendin e parafundit me 21 pikë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mehmedi largohet nga posti i drejtorit sportiv të Schaffhausenit
-
Mehmedi aktiv te Schaffhauseni, prezanton lojtarin e shtatë
-
Zumberi huazohet te skuadra e fundit në kategorinë e dytë të Zvicrës
-
Berisha president i Schaffhausenit, Mehmedi drejtor sportiv
-
Mehmedi e Berisha në kryesinë e Schaffhausenit