Shqiptari Jimmy Berisha është emëruar president i Shhaffhausenit, ndërsa Admir Mehmedi drejtor sportiv. Kështu ka njoftuar klubi zviceran i kategorisë së dytë.
“FC Schaffhauseni është një klub me traditë që ka infrastrukturë të madhe dhe me shumë potencial. Qëllimi ynë është të zgjerojmë më shumë aftësitë e menaxhimit, të mbështesim financiarisht dhe më gjerësisht. Prioritet dhe urgjent, si dhe baza për hapat e mëtejshëm, është përmirësimi situatës sportive”, ka thënë për faqen zyrtar të klubit Berisha, i cili së fundmi ishte drejtor menaxhues i Grasshopperit.
Berisha në staf e ka angazhuar edhe Mehmedin, i cili është pensionuar nga futbolli aktiv. Mehmedi ka zhvilluar 76 paraqitje me Zvicrën, ndërsa ka pasur karrierë të madhe në nivel klubesh duke luajtur për skuadra si Winterthuri, Zuerichu, Dinamo Kievi, Freiburgu, Leverkuseni, Wolfsburgu e Antalyaspori.