Ish-futbollisti i njohur, Admir Mehmedi, nuk është më drejtor sportiv i klubit zviceran, Schaffhausen. Kjo u bë e ditur të hënën nga vetë klubi i kategorisë së dytë.
Mehmedi ka mbajtur postin vetëm gjashtë muaj.
Sipas “Blick”, Mehmedi dhe drejtuesi i klubit që po ashtu është shqiptar, Jimmy Berisha, kanë pasur diskutime të shumta për planet se si të shpenzohet buxheti në edicionin e ardhshëm. Edhe klubi ka konfirmur që Mehmedi nuk ëështë pajtuar me reduktim të buxhetit të propozuar nga menaxhmenti. Dhe kështu u vendos për ndërprerje të bashkëpunimit.
Mehmedi 33-vjeçar, i ka 76 paraqitje e dhjetë gola për Zvicrën.
Schaffhauseni u rendit i parafundit në kategorinë e dytë helvetike.
Artikuj të ngjashëm
-
Mehmedi e Berisha në kryesinë e Schaffhausenit
-
Mehmedi aktiv te Schaffhauseni, prezanton lojtarin e shtatë
-
Berisha president i Schaffhausenit, Mehmedi drejtor sportiv
-
Klubi zviceran me drejtues shqiptarë po kalon krizë të thellë
-
Tifozët e klubit zviceran që udhëhiqet nga shqiptarët kundërshtojnë investimet e sheikut