Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mehmedi aktiv te Schaffhauseni, prezanton lojtarin e shtatë

Drejtori sportiv i Schaffhausenit, Admir Mehmedi, ka qenë shumë aktiv qëkur e ka marrë këtë rol te klubi i kategorisë së dytë në futbollin zviceran.

Të shtunën ai transferoi edhe dy futbollistë tjerë, Ridge Munsyn dhe Bruno Streitin.

Në total janë shtatë futbollistë të transferuar nga klubi i Schaffhausenit që prej ardhjes së Mehmedit në pozitën e drejtorit sportiv. Klubi është në pozitë të vështirë në edicionin aktual.

Schaffhauseni është i fundit në tabelë me 14 pikë dhe rrezikon rënien.