Është hakuar faqja në “Facebook” e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Postimi i fundit i IOC-së në “Facebook” ishte një fotografi e personazhit të famshëm të Big Brother Albania, Gjestit, e shoqëruar me hashtagun “#megjestin”. Postimi u fshi pas 35 minutave.
IOC-ja është organizata kryesore sportive në botë. Në “Facebook”, numëron gati 30 milionë ndjekës.

Fotoja e Gjestit gjithashtu u postua edhe faqen e kompanisë së njohur amerikane "Bloomberg".
Gjesti është këngëtar nga Kosova, por që fama e tij shpërtheu në shoun televiziv Big Brother.
Artikuj të ngjashëm
-
Si u bë virale një CV e thjeshtë – kompanitë e mëdha botërore duan ta punësojnë kandidatin misterioz
-
Coventry, presidente e re e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar
-
Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare
-
Atletja kineze humb sponsorin pasi përdori biçikletën gjatë Maratonës së Berlinit
-
Ankesë zyrtare ndaj presidentit të FIFA-s, Infantino