Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajvalia me fat, Kosova VR e Mitrovica luajnë në gjysmëfinale

Skuadra e Hajvalisë në konkurrencën e femrave ka qenë me fat të mërkurën gjatë ditës në shortin për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Për shkak se janë vetëm tri skuadra në këtë fazë të garës, Hajvalia ka qenë me fat pasi do të luajë në finale.

Në finale, Hajvalia e pret fituesen ndërmjet Kosova VR-së dhe Mitrovicës.

Kjo ndeshje do të luhet në mesjavën e ardhshme, ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës në sajtin zyrtar.