Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KFF Mitrovica kërkon edhe Kupën pas titullit

Futbollistet e Mitrovicës po synojnë ta fitojnë edhe Kupën e Kosovës në futboll pas titullit të Kampionit në Superligën e femrave. KFF Mitrovica, sot do të luajë në finalen e Kupës së Kosovës kundër ekipit Kosova VR, ndeshje kjo që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 16:00.

KFF Mitrovica është skuadra më dominonte në futbollin e femrave në Kosovë vitet e fundit dhe më e suksesshmja. Ka fituar katër tituj të kampionit rresht derisa është në kërkim edhe të trofeut të katërt në Kupën e Kosovës. Gjithashtu, në tri sezonet e fundit është paraqitur rregullisht në Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm