Kampionia e Kosovës në futboll, EP-Hajvalia, do të luajë kundër Vllaznisë së Shkodrës në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave.
Shorti është tërhequr të premten në Nyon të Zvicrës.
Faza e parë kualifikuese zhvillohet në formë turneu me katër ekipe. Gjysmëfinalet do të luhen më 6 shtator, kurse finalja dhe ndeshja për vendin e tretë më 9 shtator.
Fituesit e secilës finale do të kalojnë në raundin e dytë.
Vllaznia e EP-Hajvalia takohen në gjysmëfinale. Fituesi i duelit mes skuadrave shqiptare do të luajë në finale kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër, Valurit të Islandës apo skuadrës turke Fomget.
Artikuj të ngjashëm