Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajvalia fiton kupën e Kosovës

Ekipi i femrave te Hajvalia ka fituar kupën e Kosovës duke mposhtur Kosovën e Prishtinës me rezultat 8 me 0.

Hajvalia u tregua jashtëzakonisht superiore në finalen e Kupës së Kosovës, që u zhvillua sot në stadiumin “Riza Lushta”, duke e mposhtur me rezultat të thellë 8:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Serinë e golave e nisi Zylfije Bajramaj e cila shënoi tri herë në pjesën e parë në minutën e 14, 31 dhe 45, ndërsa Tasholli shënoi autogol. Hiq më lehtë Kosova e Prishtinë nuk kaloi as në pjesën e dytë pasi vashat e Hajvalisë shënuan edhe katër gola tjerë. Gresa Berisha shënoi në minutën e 47-të, ndërsa në vazhdim Edona Kryeziu anëtare edhe e Kombëtares së Kosovës shënoi në minutat 49-të dhe 59-të. Ndërkaq këtë goleadë e përmbylli Egzona Gashi në minutën e 62-të për 8:0, me të cilën rezultat u mbyll ndeshja.

Në fund skuadrës së Kosovës së Prishtinës medaljet e argjendta ia dorëzoi përzgjedhësja e Kombëtares Afërditë Fazlija, ndërsa ekipit kampion dhe fituesit të kupës medaljet e arta ia dorëzoi anëtari i KE të FFK-së, Luan Vokshi, ndërsa kupën ia dorëzoi anëtarja e KE dhe kryetarja e Komisionit të futbollit të femrave, Vjollcë Krasniqi.