Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjnaj ka shënuar një gol në barazimin e Alanyasporit në shtëpi ndaj Adana Demirsporit. Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 26-të të Superligës turke. Hadërgjonaj shënoi për 3:2 në minutën e 76-të, por skuadra mysafire barazoi shifrat në minutën e 97-të për rezultatin final, 3:3.
Hadërgjonaj e mbrojtësi tjetër i Kosovës, Fidan Aliti kompletuan ndeshjen. Për 29-vjeçarin e Kosovës ishte goli i parë në Superligën turke. Alanyasporit ka 29 pikë nga 26 ndeshje, kurse Adana tri pikë më shumë.
Florent Hadergjonaj goal vs Adana Demirspor pic.twitter.com/b5pnONGd4a
— Dardanianfan (@Dardanianfan1) February 18, 2024