Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haalandi i pavendosur

Pavarësisht zërave të fundit se Erling Haalandi ishte një hap larg transferimit te Manchester City, marrëveshja nuk është mbyllur ende.

Sipas “AS”, klubi anglez nuk ka dërguar ende asnjë ofertë te skuadra e Borussia Dortmundit për yllin norvegjez.

Drejtuesit e skuadrës së Cityt kanë pasur bisedime me menaxherin e Haalandit, Mino Raiola, por nuk është vendosur ende për të ardhmen.

Haalandi thuhet se u ka bërë të ditur se bisedimet do të mund të nisen në fund të këtij edicioni.

Për shërbimet e Haalandit në garë mbetet edhe Real Madridi.

Skuadra gjermane për ta liruar norvegjezin po kërkon mbi 100 milionë euro.