Sulmuesi Erling Haaland do të jetë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola për ndeshjen e radhës që Manchester City e luan në Premier League.
City, të shtunën përballet me Southamptonin në kuadër të Premier Leagues, ndërsa Guardiola të premten ka konfirmuar kthimin e Haalandit. Norvegjezi është rikuperuar nga lëndimi, i cili e mbajti jashtë fushe në ndeshjen e fundit të Cityt ndaj Liverpoolit.
Me kthimin ndaj Southamptonit, Haaland do të jetë plotësisht gati edhe për duelin që City e luan javën tjetër kundër Bayern Munichun në kuadër të ndeshje së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Haaland është njëri prej lojtarëve kryesor te City, pasi këtë sezon ka shënuar 42 gola në të gjitha garat për ekipin anglez, të cilit iu bashkua para fillimit të këtij edicioni nga Borussia Dortmundi.