Manchester City u është kthyer fitoreve dhe formës pozitive. Ish-kampioni anglez ka pasur nisje të mirë të sezonit në Premier League, por edhe në Ligën e Kampionëve.
Kjo u konfirmua të mërkurën mbrëma në fitoren bindëse 4:1 ndaj Borussia Dortmundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më kanë pëlqyer shumë gjëra që i kam parë. Jemi shumë më të mirë sesa në sezonin e kaluar”, ka deklaruar pas ndeshjes tekniku spanjoll i Cityt, Guardiola.
City në Champions nuk ka humbje ende, ndërsa në Premier League është gjashtë pikë prapa liderit, Arsenalit.
Ndeshjen e radhës, Cty e luan të dielën ndaj kampionit në fuqi të Premier Leagues, Liverpoolit.
Te City formën më të mirë nga futbollistët e ka pasur Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez ka realizuar 18 gola në 14 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.