Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haalandi i kthehet Cityt për ndeshjet vendimtare

Erlind Haaland është rikthyer në stërvitjet te Manchester City përpara ndeshjeve vendimtare kundër Southamtponit dhe Bayer Muenchenit.

Sulmuesi norvegjez u lëndua në fitoren 6:0 të Cityt ndaj Burnleyt në Kupën e FA më 18 mars, gjë që e la atë jashtë fushës për më shumë se dy javë.

Ai u tërhoq edhe nga skuadra e Norvegjisë për dy ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2024”.

City konfirmoi rikthimin e sulmuesit në stërvitje me një video të shkurtër në rrjetet sociale. Haaland ka qenë në formë fantastike që kur iu bashkua Cityt ga Borussia Dortmundit në verën e vitit të kaluar, duke shënuar 42 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Haaland mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Southamtonit të shtunën, ndërsa 22-vjeçari raportohet se do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Muenchenit më 11 prill.