Sport

Haaland: Goli im ishte më i mirë

Superylli Erling Haaland është shprehur i lumtur për fitoren 2:1 të Manchester Cityt ndaj ish-skuadrës së tij, Borussia Dortmundit.

City shënoi dy gola të bukur me John Stones dhe me Haalandin. Norvegjezi ka thënë se goli i tij megjithatë ishte më i bukur.

“Në fund kemi treguar se çka jemi. Kjo është ajo që jemi dhe kështu duhet të luajmë. Jam krenar me paraqitjen në 20, 25 minutat e fundit. Kemi shënuar dy gola të mrekullueshëm sot. Sinqerisht, goli im ishte pak më i mirë. Ishte një krosim i mirë nga Cancelo”, ka thënë Haaland. Ai po vazhdon me formë të jashtëzakonshme te City.