Futboll

City me fitore të vlefshme ndaj Dortmundit

man

Foto: Associated Press

Phil Foden ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Manchester Cityn drejt fitores 4:1 ndaj Borussia Dortmundit.
City – Dortmund ishte ndeshja kryesore e së mërkurës në Ligën e Kampionëve. I takoi xhiros së katërt. 


Foden shënoi për 1:0 në minutën e 22-të me goditje të ulët. Norvegjezi Erling Haaland vazhdoi serinë impresive, duke shënuar për 2:0 në minutën e 29-të. Haalandi nuk festoi për golin ndaj ish-skuadrës.


Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 57-të, Foden e shënoi golin për 3:0.

Sërish, si në golin e parë, asistues ishte Tijjani Reijnders.


Skuadra gjermane ia doli vetëm të ngushtoi rezultatin në 3:1. Waldemar Anton shënoi në minutën e 72-të.


Por skuadra e Pep Guardiolas shënoi tjetër gol në minutën e parë shtesë. Realizator për 4:1 ishte Rayan Cherki.


City me fitore doli në vendin e katërt me 10 pikë. Dortmundi i ka shtatë pikë në mesin e tabelës.


Foden shënon sërish, City drejt fitores së thellë

Manchester City po udhëheq 3:0 ndaj Borussia Dortmundit.


Phil Foden shënoi në minutën e 57-të për epërsinë prej tri golave të gjigantit anglez. 

Foden e shënoi edhe golin e parë.


City e mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi

Manchester City e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Dortmundit me dy gola epërsi. 
Phil Foden në minutën e 22-të dhe Erling Haaland shtatë minuta më vonë, realizuan për 2:0. 
Për Haalandin ishte goli i 27-të i këtij sezoni. 


Ai u bë lojtari i parë që shënon në pesë ndeshje rresht të Ligës së Kampionëve, me tri klube të ndryshme. 
Me Salzburgun e kishte bërë një gjë të tillë në edicionin 2019/20, pastaj me Dortmundin në edicionin 2020/21, dhe tani me Manchester Cityn. 


Haalandi ka 54 gola në 52 paraqitje në Champions. 
Të mërkurën janë duke u luajtur ndeshjet e xhiros së katërt të fazës së ligës.


Haaland i pandalshëm, shënon sërish për Cityn

Erling Haaland e ka shënuar golin e dytë për Manchester Cityn ndaj Dortmundit. 

Haaland realizoi në minutën e 29-të për 2:0. 

Goli ndaj ish-skuadrës ishte i 54-ti në 52 paraqitje në Ligën e Kampionëve.


City në epërsi në kryendeshjen e së mërkurës

Manchester City ka kaluar në epërsi në ndeshjen derbi të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit. 

Skuadra angleze është duke fituar 1:0 ndaj Dortmundit gjerman. 

Në minutën e 22-të, Phil Foden realizoi me gjuajtje të fuqishme e të saktë nga distanca.