Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

23 gola në 13 ndeshje për Haalandin

Erling Haaland

Erling Haaland është duke kaluar formë të jashtëzakonshme këtë edicion.

Haaland ka shkëlqyer sërish për skuadrën e Manchester Cityt që të shtunën fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Evertonit. Të dy golat e fitores për Cityn i realizoi norvegjezi Haaland. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tetë të Premier Leagues.

Brenda pesë minutave, Haaland, i realizoi të dy golat.

Qendërsulmuesi Haaland ka shënuar 23 gola e ka bërë tri asistime në 13 ndeshjet e fundit për Cityn dhe për Përfaqësuesen e Norvegjisë.

Ai për 1:0 realizoi në minutën e 58-të kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 63-të.

Për Cityn kjo ishte ndeshja e tetë rresht pa humbje në të gjitha garat.

Edhe Haaland shkëlqen në ndeshjen ku u shënuan nëntë gola Futboll 7 muaj më parë Haaland shkëlqen në ndeshjen ku u shënuan nëntë gola

Në elitën angleze ka 16 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.

Evertoni është në mesin e tabelës me 11 pikë.