1 perditesime
Sport

Haalandi dënon ish-skuadrën

Haalandi dënon ish-skuadrën
Foto: Associated Press/AP
22:52

Haalandi dënon ish-skuadrën

Erling Haaland ka shënuar tjetër gol me skuadrën e Manchester Cityt, në një mbrëmje të madhe me skuadrën e tij.

Manchester City fitoi të mërkurë mbrëma ndaj Dortmundit me rikthim të rezultatit, në ndeshjen e dytë të Grupit G të Ligës së Kampionëve.

Jude Bellingham i dha avantazhin në minutën e 56-të Dortmundit, por City u kthye me dy gola të shpejtë.

Në minutën e 80-të shifrat i barazoi John Stones me gjuajtje të fuqishme, kurse fitoren vendësve ia siguroi sulmuesi shtatlartë i Norvegjisë, Haaland. Ai realizoi golin e 26-të në 21 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

City prinë në grup me gjashtë pikë.

Tri pikë ka Dortmundi në vendin e dytë.

 

21:57

Përfundon pa gola pjesa e parë mes Cityt e Dortmundit

Është mbyllur pa gola derbi ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit që po luhet në “Etihad Stadium”.

Ndeshja e Grupit G nuk është karakterizuar me raste gjatë 45 minutave të para, ndonëse skuadra e Cityt ka pasur dominuar në mbizotërimin e topit.

Pa gola ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e këtij grupi që po zhvillohet ndërmjet Salzburgut dhe Copenhagenit.