Ilaky Guendogan do të mbetet te Manchester City. Mesfushori gjerman ka bërë të ditur se do të refuzojë të gjitha ofertat për ta vazhduar karrierën “Etihad”.
Sipas “Daily Star”, Barcelona është ndër ekipet që ka shprehur interesim për 31-vjeçarin. Gundogan ka startuar në 15 ndeshje në Premier League deri më tani, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tri herë në sezonin e tij të gjashtë me fanellën e Cityt.
Nëse Manchester City dështon të rinovojë kontratën e tij në muajt e ardhshëm, atëherë rrezikon ta humbë Guendoganin vitin tjetër kur edhe i skadon kontrata. Lojtari është shprehur i gatshëm të qëndrojë te City.
Gundogan ka fituar nëntë trofe në total me Cityn, përfshirë tre tituj kampioni të Anglisë.