Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola thotë se De Bruyne ishte më i mirë se Salahu

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola mendon se mesfushori i skuadrës që ai drejton, Kevin De Bryne e ka merituar çmimin e lojtarit më të mirë para Salahut të Liverpollit.

Ai theksoi se ndikimi i belgut në lojën e Cityt ka qenë i madh.

“Nëse analizon paraqitjen përgjatë 10 muajve, nuk besoj se dikush është më i mirë se Kevin De Bruyne në termat e vazhdimësisë. Ndoshta ka futbollistë me statistika më të mira, por për mua ai është më i miri. Mua më pëlqen të mendojë se ai e meriton dhe të mos harrojmë që ai do t’i shijojë pushimet verore si kampion.” përfundoi Guardiola.

De Bryne u rendit në vendin e dytë, pas Mohamed Salahut të Liverpoolit që rrëmbeu çmimin e më të mirit.