Pep Guardiola është favoriti kryesor për ta fituar çmimin e FIFA-s, për trajnerin më të mirë për vitin 2023.
Guardiola është në mesin e tre trajnerëve të nominuar për ta fituar këtë çmim në ceremoninë që do të mbahet më 6 tetor. Guardiola e udhëhoqi Manchester Cityn drejt tripletës edicionin e shkuar, duke triumfuar në Premier League, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.
Krahas Guardiolas, të nominuar për këtë çmim janë edhe Simone Inzaghi i Interit, Ange Postecoglou që aktualisht është trajner i Tottenhamit, Xavi Hernandez i Barcelonës dhe Luciano Spalletti. Ky i fundit, e fitoi titullin e kampionit në Serie A me Napolin, ndërsa javë më parë është emëruar selektor i Përfaqësueses së Italisë.