Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola trajneri më i mirë i vitit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shpallur trajneri më i mirë i edicionit 2022/23 nga UEFA, në ceremoninë që po mbahet në Monaco.

Guardiola pati suksese të jashtëzakonshme me Cityn edicionin e shkuar, ku e udhëhoqi ekipin drejt “tripletës”.

Krahas titullit të Premier Leagues dhe Kupës FA, City e fitoi për herë të parë edhe Ligën e Kampionëve.

Guardiola nuk ishte i pranishëm për ta marrë çmimin për shkak se po rikuperohet nga operimi që e ka pasur javë më parë.

Artikuj të ngjashëm