Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola flet për luftën në Ukrainë

Manchester City - Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha se mbështetja e Premier Leagues dhe solidarizimi me popullin e Ukrainës janë të rëndësishëm, por ai e përshkroi atë vetëm si një gjest.

Trajneri spanjoll shpreson që të veprohet sa më shpejt që të ndalohet lufta në Ukrainë.

“Është e rëndësishme, por në fund është thjesht një gjest. Pra, ajo i përket Premier Leagues. Të gjitha vendet në mbarë botën personalisht dhe kolektivisht duhet të bëjnë diçka. Politikanët janë aty për të shmangur këto lloj gjërash. Kur ndodh, është për shkak se janë dështime, por dështime të plota”, deklaroi Guardiola.

Artikuj të ngjashëm