Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gruaja më muskuloze në botë, “bicepsin më të madh se Arnoldi”

Nataliya Kuznetsova

Nataliya Kuznetsova (Foto: Instagram)

“Duke u rritur, isha një vajzë e imët dhe e ndrojtur”, thotë Nataliya Kuznetsova, 34-vjeçare. Ajo është rritur në një fshat të vogël në Siberi të Rusisë.

Babai i saj e këshilloi të shkonte në një palestër me pesha për të rritur vetëbesimin. Rusja e dëgjoi këshillën e babait dhe tani konsiderohet gruaja më muskulore në botë, shkruan “20 Minuten”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kuznetsova fillimisht shkoi në palestër në moshën 14-vjeçare dhe tre muaj më pas garoi në një garë bodibildingu.

Në moshën 16-vjeçare ajo u bë kampione e Siberisë, ndërsa dy vjet më pas e bëri bodibildingun profesion.

Tani Kuznetsova mban rekordet e botës në “bench press” dhe “deadlift”, që janë format kryesore të ngritjes së peshave.

Ajo ka të fituar tituj të Evropës dhe të botës. Është po ashtu prej më të mirave në mundje të krahut.

“Asnjëherë nuk kam ushtruar shumë pasi isha me fat. Kam gjene të mira dhe jam natyrshëm e fortë”, kishte thënë ajo në një intervistë për një medium gjerman.

Nataliya Kuznetsova

Disa prej komunitetit të bodibildingut thonë se Kuznetsova e ka bicepsin më të madh se që e kishte Arnold Schwarzeneggeri në kulmin e tij.

Shumica prej 1,3 milionë përcjellësve të saj me gjasë e admirojnë për muskujt e mëdhenj, por ka edhe shumë që e kritikojnë rusen dhe e quajnë shumë mashkullore.

“Nuk brengosem për këtë. Nëse njerëzve nuk u pëlqej, ata duhet të shikojnë diçka tjetër”, thotë Kuznetsova për kritikët e saj.

Kuznetsova thotë se bënë sport për shkak se ajo, fansat dhe burri i saj e shijojnë këtë.

Edhe burri i saj merret me ngritje peshash.

“Ju nuk dashuroheni në biceps, por në person”, thotë Vlad, burri i Kuznetsovas. 

Nataliya Kuznetsova

“Nuk është asnjë tjetër si ajo. Dhe nuk keni pse të frikësoheni kur dilni në mbrëmje me të”.