Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grosso, trajner i ri i Lyonit

Lyoni e ka zyrtarizuar ish-mbrojtësin e Italisë dhe fituesin e Kupës së Botës, Fabio Grosson, si trajner të ri të skuadrës.

45-vjeçari e zëvendëson në këtë post ish-mbrojtësin e Francës, Laurent Blancun, i cili u shkarkua të hënën nga posti i trajnerit të skuadrës franceze.

Grosso rolin e trajnerit te Lyoni zyrtarisht do ta nis të hënën, por do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së dielës në shtëpi kundër Le Havres.

Ai ka nënshkruar kontratë me skuadrën franceze deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Grosso ka qenë edhe ish-futbollist i Lyonit, nga viti 2007 deri në vitin 2009.

Edhe Fituesi i Kupës së Botës merr drejtimin e Fiortentinës Futboll 1 muaj më parë Fituesi i Kupës së Botës merr drejtimin e Fiortentinës

Më herët si trajner e ka drejtuar Barin, Hellas Veronan dhe Brescian në Itali, dhe Sionin në Zvicër.

U kthye te Frosinone në mars të vitit 2021 dhe e fitoi titullin në Serie B në edicionin e kaluar.