Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grimaldo i ofrohet Cityt

Alejandro Grimaldo i është ofruar skuadrës së Manchester Cityt, ka njoftuar e përditshmja “AS” të premten.

Bëhet e ditur se agjenti i portugezit tashmë ka kontaktuar me krerët e ekipit anglez, të cilët janë të gatshëm të bëjnë ofertë për transferimin e tij.

Grimaldo 26-vjeçar luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe te City do ta zinte vendin e Oleksandr Zinchenkos që do të transferohet tek Arsenali.

Grimaldo është pjesë e Benficas dhe së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratë me ekipin portugez që i skadon vitin e ardhshëm.

Për kartonin e tij, Benfica po kërkon rreth 20 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm