Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kthen interesimin për Grimaldon

Pasi iu refuzuar oferta nga Brightoni për Marc Cucurellan, Manchester City ka kthyer interesimin kah Alejandro Grimaldo, raporton të enjten “Sky Sports”.

City është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë pas largimit të Oleksandr Zinchenkos dhe Grimaldo po shihet si përforcim i duhur për sezonin e ri.

Grimaldo, 26-vjeçar, është pjesë e Benficas dhe ekipi portugez për ta lënë të lirë këtë verë po kërkon të paktën 20 milionë euro. Grimaldo ka kontratë me Benfican deri në vitin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm