Pas Juventusit e Interit, edhe skuadra e Manchester Cityt është futur në garë për mbrojtësin e krahut të majtë, Alejandro Grimaldo.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga sajti italian “Calciomercato”.
Mësohet se City po përgatit ofertën për ta bindur Benfican në lirimin e Grimaldos gjatë afatit kalimtar të janarit. Ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për ta mposhtur konkurrencën e skuadrave italiane për 27-vjeçarin.
Grimaldo ka kontratë me Benfican deri në fund të këtij edicioni, ndërsa këtë edicion në 13 ndeshje të luajtura për ekipin portugez në të gjitha garat, ka një gol e tri asistime.