Mesfushori ofensiv i Aston Villas, Jack Grealish është shënjestra kryesore e Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës, bën të ditur “The Athletic” të martën.
Manchester Unitedi është duke u interesuar edhe për James Maddisonin e Leicester Cityt, por Grealish është kthyer në prioritet.
Grealish 24-vjeçar, këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar gjashtë tjerë në 24 ndeshje në Premier League.
Kontrata e tij me Aston Villan skadon në verën e vitit 2023.