Sport

Unitedi kërkon yllin e Aston Villas

Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë nga Jack Grealish. Mesfushori anglez që po shkëlqen te Aston Villa, është duke u kërkuar me ngulm nga “Djajtë e Kuq”.

Grealish së fundmi ka vazhduar kontratën me Aston Villan, deri në vitin 2025. Por përkundër kësaj krerët e klubit të Unitedit, janë duke tentuar ta bindin lojtarin të transferohet në “Old Trafford”.

Madje thuhet se klubi anglez mund të dërgojë një ofertë rreth 100 milionë euro për Grealish.

25-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe 12 asistime.