Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City futet në garë për Grealishin

Manchester City po kërkon të përforcojë ekipin. Mediat në Ishull kanë bërë të ditur se trajneri Pep Guardiola e pëlqen mesfushorin e Aston Villas, Jack Grealish.

25-vjeçari këtë edicion është veçuar tek Aston Villa me paraqitjet e tij duke bërë që shumë klube të interesohen për të.

25-vjeçari së fundmi ka vazhduar kontratën me ekipin aktual deri në vitin 2025.

Interesim të vazhdueshëm për anglezin ka shprehur edhe Manchester Unitedi.

Grealish këtë sezon në 23 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 12 asistime.