Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grealishi arrin marrëveshje me “Qytetarët”

Mesfushori i Përfaqësueses së Anglisë, Jack Grealish ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Manchester Cityt. Sipas mediumeve angleze, Grealish është pajtuar me kontratë pesëvjeçare dhe me padurim pret t’i bashkohet ekipit të Pep Guardiolas.

Megjithatë, City duhet të arrijë marrëveshje edhe me Aston Villan për ta finalizuar transferimin e Grealishit.

Te Aston Villa janë të gatshëm ta lirojnë mesfushorin 25-vjeçar për 70 milionë euro duke pasur parasysh se Grealish është kapiten i ekipit dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Sezonin e shkuar, Grealish pati shtatë gola e 12 asistime në 27 paraqitje për Aston Villan.