Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grealish kërkon largimin nga City

Mesfushori Jack Grealish pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij edicioni, ka njoftuar “Daily Mail” të martën.

Bëhet e ditur se Grealish tashmë ka njoftuar krerët e Cityt për vendimin e tij dhe verën e ardhshme do të nxirret në shitje. Mesfushori anglez nuk është i kënaqur me minutazhën te City, ndërsa në klub nuk llogaritin shumë në shërbimet e tij.

Ai iu bashkua Cityt me bujë në verën e vitit të shkuar nga Aston Villa për 120 milionë euro, por nuk arriti ta dëshmojë veten në “Etihad Stadium”.

27-vjeçari këtë sezon ka një gol në gjashtë paraqitje, ndërsa me Cityn ka kontratë deri në vitin 2027.

Artikuj të ngjashëm