Mesfushori Jack Grealish pritet të largohet nga skuadra e Manchester Cityt, ka njoftuar të mërkurën “The Sun”. City po kërkon blerës për mesfushorin anglez, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Grealish iu bashkua Cityt vitin e shkuar si përforcim i madh, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.
27-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në të gjitha garat për Cityn, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Te City po shpresojnë ta largojnë Grealishin në afatin kalimtar të janarit, ndonëse një gjë e tillë duket e vështirë për shkak të pagës së tij të lartë.