Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali favorit për Grealishin

Jack Grealish do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, por jo edhe nga Premier League. “The Sun” ka raportuar se mesfushori anglez sezonin e ardhshëm, sipas të gjitha gjasave, do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit.

Arsenali tashmë ka kontaktuar Grealishin, i cili ka kërkuar largimin nga City për shkak të minutazhës së vogël në ekip. Arsenali është i gatshëm t’i bëjë ofertë të majme Cityt për Grealishin, në të cilin nuk llogarit trajneri Pep Guardiola.

Grealish vitin e shkuar iu bashkua Cityt nga Aston Villa dhe ka kontratë deri në vitin 2027. Këtë edicion, 27-vjeçari ka një gol në gjashtë paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm