Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City arrin marrëveshje me yllin anglez

Manchester City ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Aston Villas, Jack Grealish.

Mediat angleze kanë njoftuar se bisedimet mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit është afër. Grealish thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruar nga kampioni i Anglisë.

Tani drejtuesve të “Qytetarëve” u mbetet të bindin drejtuesit e klubit të Aston Villas për ta liruar lojtarin.

Manchester City pritet të ofroj rreth 80 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Grealishit.

Artikuj të ngjashëm