Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Spanjës, Roberto Soldado është përforcimi më i ri i skuadrës së Granadas, që edicionin 2019/20 do të luajë në La Liga.
Granada ka konfirmuar transferimin e Soldados, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSoldado te Granada është transferuar si futbollist i lirë, pasi muajin e shkuar i ka skaduar kontrata me Fenerbahçen.
Sulmuesi 34-vjeçar, gjatë karrierës ka luajtur edhe te Villarreali, Tottenhami, Valencia, Getafe, Real Madridi e Osasuna. Ai ka edhe 12 paraqitje dhe shtatë gola të realizuara për Përfaqësuesen e Spanjës.