Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goretzka largohet nga Bayerni

Leon Goretzka

Mesfushori Leon Goretzka, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Bayern Munichut për edicionin e ri. “Kicker” ka shkruar të mërkurën se Goretzka do të largohet këtë verë, pasi klubi ka vendosur ta nxjerrë në shitje.

Te Bayerni nuk janë të kënaqur me Goretzkan, i cili është pjesë e ekipit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Schalke si lojtar i lirë.

28-vjeçari këtë edicion ka realizuar 6 gola dhe ka bërë po aq asistime, ndërsa me fanellën e Bayernit ka fituar pesë tituj kampioni të Gjermanisë.

Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro. 

Artikuj të ngjashëm