Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goretzka operon dorën

Leon Goretzka

Mesfushori i Bayernit, Leon Goretzka, ka thyer dorën gjatë fitores 3;1 të skuadrës së tij kundër Mainzit dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme.

Shkalla e dëmtimit u konfirmua pas një kontrolle më të detajuar dhe sipas Bayernit, lojtari i është nënshtruar një operimi, ndërsa nuk është bërë e ditur sesa gjatë do të mbetet jashtë fushës.

Gjermani 28-vjeçar shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e Bayernit ndaj Mainzit me rezultatin 3:1.

Ishte goli i dytë i shënuar nga mesfushori gjerman në edicionin aktual të Bundesligës.