Pedro Gonçalves është njeriu i momentit te skuadra e Sportingut të Lisbonës.
Gonçalves po shkëlqen me skuadrën portugeze dhe këtë është duke e konfirmuar edhe në Ligën e Kampionëve në duelin kundër gjermanëve të Dortmundit.
Mesfushori 23-vjeçar i realizoi të dyja golat e pjesës së parë për skuadrën portugeze, në minutat 30 dhe 39.
Ai ka nëntë gola në 10 ndeshjet e fundit në ligë dhe në Ligën e Kampionëve aktualisht për Sportingun.
https://streamja.com/wkooz?fbclid=IwAR2XWv_scSEZzU0NJ4EfH9_q745pxw_dxDRJ1T9NSzyToQv9-9M8bVXqBao