Skuadra e Liverpoolit po insiston për transferimin e mesfushorit të Sportingut, Pedro Gonçalves.
Bëhet e ditur se trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp po e sheh portugezin si përforcim të duhur për mesfushën dhe do të tentojë transferimin e tij gjatë janarit. Gonçalves ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh, të cilën Liverpooli është e gatshme ta paguajë.
Gonçalves po shkëlqen këtë edicion te Sportingu, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. 23-vjeçari ka shënuar 11 gola në 14 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat. Ai këtë vit ka debutuar edhe me Portugalinë, ku ka regjistruar dy paraqitje.