Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për mesfushorin e Portos, portugezin Otavio, ka raportuar “O Jogo” të hënën.
Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, po insiston në transferimin e Otavios në fund të këtij edicioni.
Sipas gjermanit, mesfushori 27-vjeçar do të përshtatej shumë mirë në sistemin e tij të lojës. Te Liverpooli janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro për Otavion, i cili ka kontratë me Porton deri në vitin 2025
Ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë 12 asistime në 40 paraqitje këtë edicion te Porto. Otavio, gjithashtu ka edhe tri ndeshje me Portugalinë, ku ka shënuar dy gola.
Artikuj të ngjashëm