Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për mesfushorin francez të Real Madridit, Eduardo Camavingan ka shkruar të hënën “El Nacional”. Camavinga iu bashkua Realit para fillimit të këtij edicioni por nuk ka arritur ta stabilizojë veten në përbërjen e parë të ekipit madrilen.
E këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Liverpooli që është i gatshëm të bëjë ofertë zyrtare prej 50 milionë eurosh për 19-vjeçarin. Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp e pëlqen shumë francezin dhe dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij.
Camavinga ka kontratë me Realin deri në vitin 2027 kurse këtë edicion ka një gol e një asistim në 27 paraqitje me fanellën e ekipit nga La Liga.
Artikuj të ngjashëm